Shtatorja e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova do të vendoset së shpejti në Tiranë, si një vlerësim për gjithçka bëri në Kosovë dhe mbarë shqiptarinë. Lajmi u dha nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë takimit që zhvilloi me Presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani, të cilës i dorëzoi edhe “Çelësin e Qytetit”.
“Jam shumë i lumtur për vizitën në Tiranë. Dua të të dhuroj “Çelësin e Qytetit”, si simbol i një dere të hapur, si simbol i një vendi që duhet të jetë shtëpia jote, shtëpia e të gjithë shqiptarëve. Mezi pres që t’i bëjmë realitet të gjitha nismat për të cilat diskutuam sot, sidomos ato për fuqizimin e rolit të grave dhe vajzave në politikë. Jam shumë krenar për ju, për punën që po bëni dhe për gjithë energjinë pozitive në Kosovë”
Veliaj theksoi se është propozuar krijimi i një komisioni të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë për monumentet me qëllim që objektet të mbartin edhe simbolikën e vendndodhjes dhe të konceptimit artistik. Veliaj dhe Osmani bënë me dije se Tirana do të nderojë edhe yllin e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, emrin e së cilës tashmë e mban edhe një kopësht me pemë në Parkun e Liqenit Artificial. Nga ana e saj presidentja Osmani falenderoi Veliaj për mikpritjen dhe theksoi pret rritjen e marrëdhënieve mes Tiranës dhe Prishtinës.
“Tirana është e të gjithë shqiptarëve, prandaj edhe përgjegjësia juaj është e shumëfishtë në krahasim me çdo kryetar komune kudo në Kosovë, në Shqipëri, apo edhe në vende të tjera ku banojnë dhe jetojnë shqiptarët. Presim që bashkëpunimin ta rrisim jo vetëm ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës, por presim që të shërbeni si shembull, edhe për komunat e tjera, për arritjet në çdo fushë”,
Veliaj dhe Osmani dakordësuan edhe për rritjen e bashkëpunimit dhe mbështetjes së të rinjve, veçanërisht në nxitjen e start-upeve dhe inkurajimit të industrisë së kodimit.
“Ne kemi pasuri natyrore të jashtëzakonshme, por ajo që ramë dakord është se pasuria më e madhe janë njerëzit. Angazhimi tjetër që morëm lidhet me të rinjtë, të cilët kanë nevojë për më shumë mundësi. Me kolegët tanë të AADF sapo kemi nisur një eksperiencë, të cilën ndoshta mund ta ndjekim bashkë – kemi krijuar qendrën “Tumo”, ku fëmijët mësojnë si të kodojnë etj. Na duhet t’i inkurajomë nisma të tilla”,
Grupet e punës do të punojnë për vënien në jetë të propozimeve të dakordësuara në takimin mes Veliajt dhe Osmanit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#ErionVeliaj#VjosaOsmani#TopChannel
Ещё видео!