#BuxhetiShtetit #2022
Buxheti i Shtetit ka arkëtuar në 7 muajt e parë të këtij viti 327 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 16% krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, të ardhurat janë rritur me 44.9 miliardë lekë krahasuar me një vit më parë. Nga Drejtoria e Tatimeve ashtu dhe nga doganat, të ardhurat janë rritur ndjeshëm, të ndikuara nga shtrenjtimi i çmimeve por edhe mirëadministrimi tatimor e doganor.
Të ardhurat e arkëtuara nga keto 2 drejtori u vlerësuan në masën 288.5 miliardë lekë, që do të thotë 46.1 miliardë lekë ose 18.9% më shumë, krahasuar me vitin e kaluar.
Sa i përket shpenzimeve të përgjithshme publike, për periudhën Janar – Korrik, ato arritën në rreth 311 miliardë lekë me një realizim në masën 87 për qind të planit të periudhës ndërkohë që krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ky zë ka rezultuar 567 milionë lekë më pak.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!