Dy aksidente rrugore me pasojë jetën, u regjistruan në harkun kohorë të më pak se tre orëve këtë të dielë.
Rreth orës 14:20, në fshatin Fierseman, një person i cili po qarkullonte me automjetin e tij tip ‘Ford’, humbi kontrollin për pasojë përfundoi në një kanal me ujë.
31 vjeçari Dion Dervishi banues në fshatin Remas të Divjakës humbi jetën si pasojë e përplasjes së fortë.
Rreth orës 16:30 një tjetër aksident me pasojë humbjen e një jete u shënua në aksin rrugor Lezhë-Shënkoll. Drejtuesi i një motori, humbi kontrollin e motomjetit për pasojë u përplas me një shtyllë dhe ndërroi jetë.
40 vjeçari i identifikuar si Pashk Delia, punonjës policie në burgun e Shënkollit, ndërroi jetë në vend.
Sipas dëshmitarëve, Delia kishte qenë në varrimin e xhaxhit të tij këtë të dielë dhe sipas tyre 40 vjeçari humbi kontrollin e motorit nga pagjumësia.
Mirëpo, kjo pritet të zbardhet nga grupi hetimor. Po ashtu edhe aksidenti i cili u regjistrua në fshatin Fierseman.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Fier#Lezhe#TopChannel
Ещё видео!