Këtë të mërkurë ka qarkulluar një lajm për shtim të masave të sigurisë për kreun e Prokurorisë së Posaccme, Altin Dumani.
Sipas lajmit në fjalë, Kreu I SPAK ka marrë automjet të blinduar si edhe ka shtuar numrin e forcave të Gardës që ruajën ate dhe banesën e tij.
Mirëpo një gjë e tillë rezulton të mos jetë e vërtetë. Në një reagim për Top Neës, Prokuroria e Posaccme bën me dije se Altin Dumani mbrohet konform procedurave standarte të miratuara.
“Nisur nga publikimet ne media dhe interesi i lartë publik, informojmë se: Në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore Drejtuesi i Prokurorisë së Posacme mbrohet nga Garda e Republikës e cila bashkëpunon dhe koordinon veprimet me Policine e Shtetit. Mbrojtja e Drejtuesit të Prokurorisë është konform procedurave standarte të miratuara”, deklaron SPAK.
Altin Dumani u zgjodh në krye të SPAK në dhjetor të vitit 2022. Ai mori 5 vota, duke mundur në këtë garë Edvin Kondili që u rendit i dyti me 4 vota e ndërsa kandidati i tretë Adnan Xholi mori 1 votë. Dumani është drejtuesi i dytë i SPAK, I cili zëvendësoi Arben Krrajën. Mandati i Dumanit është 3-vjeçar, pa të drejtë rikandidimi.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Siguria#Dumani
Ещё видео!