Lajme arkiva 2006
Prej gati 1 jave 50 familje të fshatit Gurkuq në Librazhd janë të izoluar për shkak të daljes nga shtrati të lumit Shkumbin. Reshjet e shumta të shiut në fillim të javës çuan në fryrjen e lumit dhe për pasoj devijimin e rrjedhës së tij.
Kjo situatë solli ndërprerjen e komunikimit mes këtij fshati dhe rrugës kombëtare duke nxjerrë jashtë funksionit urrën ekzistuese mbi Shkumbin.
Banorët: “Jemi të izoluar komplet kemi lajmëruar të gjitha ato organet kompetente asnjë lloj mase s’kanë marr.”
Kështu fëmijët kanë ndërprerë mësimin dhe shumë prej banorëve nuk kanë mundur të paraqiten në punë. Madje gjatë kësaj kohe ka patur probleme dhe me furnizimin me ushqimin të familjeve.
Fshatarët kanë ndërtuar me dru një urë provizore, por rrezikshmëria për të kaluar mbi të mbetet e lartë. Një përfaqësi e fshatit ka kërkuar pranë prefekturës ndërhyrjen për ndërtimin e një ure të re ose futjen në punë të fadromave për të kthyer lumin sërish në shtratin e tij./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!