Një 44-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Mat për kultivim lëndësh narkotike.
Për L (A). T. banues në Ulëz, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Kutivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Mat
Vijon operacioni policor antikanabis i koduar “Ulëza”. Shkon në 6 numri i personave të arrestuar si autorë të kultivimit të bimëve narkotike. Në vijim të operacionit policor të koduar “Ulëza”, të nisur në nëntor 2019, ku në periudha të ndryshme nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Prokurorinë Mat, janë vënë në pranga 5 shtetas pjesëtar të një grupi për kultivim të bimëve narkotike, hetimet kanë vijuar duke e ndjekur dhe me metoda proaktive ku si rezultat mbrëmjen e djeshme nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, është kapur dhe vënë në pranga një 44-vjeçar, pjesëtarë i grupit të akuzuar për kultivim të bimëve narkotike dhe konkretisht: L (A). T., 44 vjeç banues në Ulëz, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Kutivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë të arrestuar më parë nga Policia, dyshohet se janë autorë të disa rasteve të tentativës për të kultivuar bimë narkotike në zonat malore të Njësive Administrative Ulëz dhe Baz, të cilat janë asgjësuar më parë nga Policia gjatë kontrolleve të territorit. Materialet hetimore shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Mat#Policia#TopChannel
Ещё видео!