Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi dërgimin në Gjykatën e Strasburgut të çështjes së Portit të Durrësit, pavarësisht vendimit të Kushtetueses. Nga konferenca e përjavshme me gazetarët Berisha paralajmëroi një vendim të ngjashëm edhe në rast se Kushtetuesja nuk do të vendosë kundër qeverisë për Parkun e Butrintit.
siç e dini është një marrëveshje pa garë, e cila në vetvete është në shkelje të Kushtetutës, e cila garanton në nenet dhe frymën e saj garën e hapur dhe të lirë, kjo është bërë pa garë. Dhe këto nuk janë motive për gjykatën Kushtetuese, por njëlloj si të kenë marrë ndonjë apartament në Dubai City, duke treguar një qëndrim korruptim, antiligjor të pashembullt. Ne do ta çojmë në Strasburg marrëveshjen e portit të Durrësit. Po kështu, kanë shtyre dhe përpiqen ta kalojnë çështjen e Butrinit. Ajo do të bëhet një çështje botërore, ndërkombëtare, dhe nuk do të pranohet kurrë një vendim i korruptuar i kësaj gjykate, sepse janë shkelur të gjitha nenet.
Ndërkohë nga ana tjetër, teksa tha se mirëpret ambasadorin e ri amerikan dhe se ai do të mbajë qëndrimin që DASH ka ndaj tij, kërkoi nga ky i fundit që të hetojë veprimtarinë e Kim në Shqipëri, përfshi pronat e saj të mundshme.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Berisha#Akuzat
Ещё видео!