Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon aksionin e radhës në zonën e Tales në Lezhë.
Mëngjesin e sotëm fadromat e IKMT kanë filluar prishjen e ndërtimeve pa leje të parashikuara, ndërkohë që pronarët thonë se nuk janë njoftuar për shembjen e objekteve.
Megjithatë deri tani nuk vihet re ndonjë reagim apo kundërshtim nga ana e tyre.
Siç raporton gazetari Gjergj Figuri per abcnews.al, në plazhin e Tales, njësia Shënkoll janë identifikuar 17 objekte e struktura dhe po vijon puna për shembjen e tyre.
Disa ditë më parë IKMT prishi disa objekte pa leje në zonën e plazhit të Velipojës, ku u shënuan dhe incidente me pronarët, të cilët u munduan të mos lejonin këtë aksion.
Në plazhin e Tales, njësia Shënkoll janë identifikuar 17 objekte e struktura dhe po vijon puna për shembjen e tyre./abcnews.al
Per informacionet me te fundit klikoni:
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Subscribe kanalin tone ne: youtube:[ Ссылка ]
#abcnews #abcnewsalbania
Ещё видео!