Kryeministri i Kosovës Albin Kurti thotë se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në një fazë të re, duke qenë se sfidat në botë janë duke u shtuar. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, gjatë një vizite në Uashington, Kurti vlerësoi marrëveshjen prej mbi 236 milionë dollarë për energjinë dhe tha se dy vendet synojnë të thellojnë bashkëpunimin ekonomik dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare. Ndërsa bisedimet me Serbinë kanë ngecur dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken theksoi rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve, kryeministri Kurti tha se Kosova asnjëherë nuk e ka mohuar rëndësinë e bisedimeve por se ato duhet të jenë parimore dhe me synimin përfundimtar për njohje reciproke.
“Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu edhe për qeverinë e Republikës së Kosovës, Kosova është vend i pavarur, sovran, demokratik dhe integritet të qartë territorial por në të njejtën kohë ne e pranojmë se marrëdhëniet tona me Serbinë nuk janë normale, ne duam marrëdhënie të mira fqinjësore rrjedhimisht duam normalizim të këtyre marrëdhënieve dhe normalizimi bëhet me dialog i cili duhet ta ketë qëllimin e një marrëveshje ligjërisht të obligueshme të përqendruar te njohja reciproke dhe këtu kemi dakordim të plotë me sekretarin Blinken i cili është aleat, partner dhe mik i madh i Kosovës”, tha Kurti.
Për kryeministrin e kosovës, Takimi me sekretarin Blinken ishte i shkëlqyeshëm, i frytshëm dhe shumë i përzemërt, “është kremtim i marrëdhënieve tona të cilat po hyjnë në një fazë të re për shkak se sfidat në botë janë duke u shtuar por njëkohësisht edhe investimi amerikan në Kosovë gjithashtu mund të vijë duke u shtuar”, tha ai.
Pamje :AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#AlbinKurti#Kosove#TopChannel
Ещё видео!