Katër vjet ka zgjatur arratia e Leonard Dukës i shpallur në kërkim për vrasjen e ish-policit Santiago Malko në Gusht të 2019 në rrugën ‘Xhanfize Keko’ në Tiranë. Ai u kap në një provincë të Belgjikës.
Ka qenë një informacion i vënë në dispoziocion nga FAST ALBANIA që kandihmuar autoritetet belge, që në bashkëpunim me Interpolin, e ka vënë në pranga, në operacionin e koduar me emrin “Provinca”.
I skeduar më parë dhe nga Operacioni Forca e Ligjit, Duka është akuzuar nga Prokuroria e Posaçme si një nga personat pjesmarrës në vrasjen e Malkos, i cili njihej si lidhje e ngushtë shoqërore e Ervis Martinajt.
Për atentatin ndaj Malkos, Gjykata e Posaçme ka dënuar me 25 vjet burg Blendi Tetën, ndërsa vijon procesi për të arrestuarin tjetër Ilir Selmani.
Për të njëjtën ngjarje në kërkim janë edhe 5 persona të tjerë, mes të cilëve dhe vëllai i Leonard Dukës, Erlisi. Procesi gjyqësor ndaj tyre vazhdon në mungesë.
Policia njoftoi se për Leonard Dukën kanë nisur procedurat për ekstradimin në Shqipëri ku do të përballet me akuzat e ngritura nga SPAK për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!