Lajme Arkiva 2000
Viti 2000 u karakterizua si një vit tepër i vështirë për bujqësinë, me një thatësirë të tejzgjatur, por megjithatë rritja e prodhimit bujqësor në vitin 2000 arriti në 5%-6%. Në krahasim me vitin 1997 këtë vit është rritur sipërfaqja në kulturë në mbi 20 mijë hektarë. Vetëm gjatë këtij viti, fermerët tanë kanë mbjellë rreth 520 mijë hektarë sera, 600 mijë rrënjë pemë frutore si dhe 600 hektarë vreshta të reja.
Gjithashtu gjatë këtij viti qeveria shqiptare në bashkëpunim me Bankën Botërore ka bërë të mundur rritjen e aftësisë ujitëse në mbi 30 mijë hektarë dhe kullimin në mbi 15 mijë hektarë të tjera. Rreth këtyre problemeve dhe arritjeve të tjera gjatë vitit 2000 ministri i Bujqësisë Xhuveli dha një konferencë për shtyp.
Zoti Xhuveli ndër të tjera theksoi se gjatë këtij viti , krahasuar me vitin 1999 pritet një efekt pozitiv 35 milion dollarë në bilancin export-import. Ky efekt vjen si rezultat i rritjeve të eksporteve bujqësore në masën 18% dhe kjo do të sjellë në rritjen e nivelit të jetesës dhe të ardhurave të familjeve fermere./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!