Lajme arkiva 2006
Kuq e zinjtë e ringut startojnë në mënyrë të kënaqshme evropianin e 11 të boksit për kadet. Një eveniment që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.
Në aktivitetin që është çelur dje në pallatin e sportit “Asllan Rusi” marrin pjesë 25 shtete të cilat do të konkurrojnë në 10 pesha të ndryshme. Aventura e boksierëve tanë ka filluar me dy fitore dhe tre humbje për ngjyrat kuq e zinj i pari në ring është ngjitur Feliks Kruja, i cili ka fituar 26 me 21 ndaj rivalit Bunjamin nga Turqia.
Boksieri që garon në peshën 48 kg ka nisur më së miri eliminatoret. Fitorja i ka buzëqeshur edhe boksierit Mervin Koçi i cili ka ndëshkuar irlandezin në peshën 75 kg.
Zef Gjoni: “Objektivat tona është me marrë medalje. Kemi punuar shumë, kundërshtarët i kemi shumë të fortë. Fillimi i mbarë thonë është gjysma e punës.”
Dita e parë e evropianit ka nxjerrë në pah supremacinë e Rusisë dhe Ukrainës përfaqësuese këto që kanë arritur nga 6 fitore. Prapa nuk ka mbetur edhe Turqia që ka korrur sukses me 5 boksier. Ndeshjet eliminatore të kampionatit U-17 përfundojnë të enjten ndërsa ndeshjet finale do të zhvillohen në datat 16 dhe 17 qershor./tvklan.al
Gazetar: Ervin Nikolla
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!