Komandantët ushtarakë të Shteteve të Bashkuara në Paqësor kanë ndërtuar një program kompjuterik, që mund të parashikojë se si do të reagojë qeveria kineze ndaj veprimeve të SHBA-së në rajon, si për shembull ndaj shitjeve ushtarake, aktivitetit ushtarak të mbështetur nga SHBA-ja dhe madje edhe vizitava nga anëtarët e kongresit në pikat e nxehta si Tajvani. Zëvendës Sekretarja e Mbrojtjes Kathleen Hicks u informua për instrumentin e ri gjatë një vizite në Komandën e Shteteve të Bashkuara për Indo-Paqësorin në Haëaii të martën. "Me rrezikun e konfliktit dhe sfidave në rajon, shohim nevojën për të zgjeruar gamën e treguesve, duke i bashkuar ata dhe më pas duke kuptuar ndërveprimin e kërcënimeve", tha zonja Hicks në një intervistë për agjencinë Reuters në bordin e një avioni ushtarak. Programi përllogarit "tensionet strategjike", tha një zyrtar i mbrojtjes. Ai analizon të dhënat që nga fillimi i vitit 2020 dhe vlerëson aktivitete të rëndësishme që kanë ndikuar në marrëdhëniet SHBA-Kinë. Sistemi do të ndihmojë Pentagonin të parashikojë nëse veprime të caktuara do të provokojnë një reagim kinez. Në tetor, ushtria kineze dënoi Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë për dërgimin e një luftanijeje përmes ngushticës së Tajvanit, duke thënë se po kërcënonin paqen dhe stabilitetin në rajon. Ky incident dhe të tjerë si ai, kanë nxitur kërkesën për instrumentin e ri, tha zyrtari amerikan, për t’u siguruar që Shtetet e Bashkuara të mos e provokojnë pa dashje Kinën me veprimet e tyre. Megjithëse marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë në një pikë të ulët, programi ofron një pamje të një sërë aktiviteteve si vizitat e anëtarëve të kongresit në Tajvan, shitjet e armëve për aleatët në rajon, ose kur disa anije amerikane lundrojnë në Ngushticën e Tajvanit dhe se si ato mund të provokojnë një reagim të madh, ose të padëshiruar kinez.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#SHBA#Program#TopChannel
Ещё видео!