Ledell Lee, thoshte se ishte i pafajshëm, deri në fund. Para se të ekzekutohej nga shteti i Arkansasit, në prill 2017, Lee i tha fjalët e fundit BBC-së: Fjalët e mia të fundit, do të jenë të njëjta si përgerë: unë jam një njeri i pafajshëm!
Tani, katër vite pasi Lee është ekzekutuar, për vrasjen në 1993 të debra Reese, avokatët e familjes së tij thonë se ADN-ja e dikujt tjetër është gjetur në armën e vrasjes duke ngritur pikëpyetje për dënimin e tij.
“Unë mendoj se nëse këto rezultate do të kishin dalë më herët, ai do të ishte ende gjallë”, thotë Lee Short.
Avokatët, kërkuan testet e adn-së në dorezën e shkopit të drunjtë që u përdor për të vrarë viktimën. Muajin e kaluar ata thanë se rezultatet kishin treguar ADN-në e një personi të panjohur. Ajo ADN madje duket se përkon me ADN-në e gjetur në një bluzë të bardhë të përgjakur me të cilën ishte mbështjellë arma e krimit. Avokatët madje e kanë futur ADN-në në bazën e të dhënave kombëtare të saj me shpresën se do të identifikonin mashkullin e panjohur, por nuk ka patur deri më tani një përputhje. Tani, familja e Lee, po vazhdon betejën për ta shfajësuar atë, edhe pse ky i fundit është ekzekutuar prej disa vitesh.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#ADN#LedellLee#TopChannel
Ещё видео!