#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
1 kg patate
2 karota
1 gotë bizele
200 ml krem pana
300 ml qumësht
1 lugë gjelle niseshte
Kripë, piper të zi
2 thelpinj hudhër
2 lugë gjellë kopër të grirë
Arrë moskat
Djathë që shkrin (20 gr)
Pastrojmë patatet dhe i presim ato në feta të rrumbullakëta, po ashtu dhe karotat i presim në feta të rrumbullakëta. Në një tigan të thellë vendosim perimet, patatet, karrotat dhe bizelet. Ndërkohë në një tas bashkojmë kremin pana + qumësht + niseshte + kripë + arrë moskat + koper + 2 thelpinj hudhër të shtypur.
I përziejmë mirë dhe i shtojmë në tigan me perimet. I lëmë perimet të ziejnë për 10 minuta e më pas i transferojmë në një tavë qeramike. Nivelojmë përbërësit dhe i mbulojmë me djathë që shkrin. Vendosim tavën në furrë në temperaturën 180-190 gradë për 20-25 minuta. Pasi e lëmë të ftohet pak e shërbejmë me sallatën që preferoni.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Ещё видео!