‘Ilyrian Guard”, shoqëria shtetërore e policisë, e krijuar në prill të këtij viti pritet të jetë struktura që do të marrë në ruajtje ambientet e prokurorisë së posaçme SPAK dhe GjKKO.
Kur kanë mbetur dhe pak ditë nga konstutimi i dy institucioneve të reja që do të hetojnë e gjykojnë korrupsionin në nivele të larta, Top Channel mëson se perimetri i jashtëm i godinës së ndërtuar në 2004 nuk do ruhet më nga policia private.
Marrja në dorëzim nga policia e ndërtesës që do të jetë shtëpia ku do hetohen zyrtarët e lartë nuk do ndodhë vetëm për perimetrin e jashtëm, por edhe kontrolli i brendshëm do kryhet nga një strukturë tjetër e policisë që do largojë policët e burgjeve . Këtyre të fundit do t’ju mbetet si kompetencë vetëm shoqërimi i të arrestuarve.
Nga ana tjetër Garda e Republikës ka përzgjedhur 27 oficerët më të mirë që do të marrin në ruajtje drejtuesin e ardhshëm te SPAK, kryegjyqtarin e gjykatës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të shkallës së dytë dhe kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Por ndërsa në 19 dhjetor do të ndodhë emërimi i gjyqtarëve të posaçëm dhe betimi i prokurorëve të SPAK , pritet që edhe administrata aktuale e dy institucioneve që do dalin jashtë loje të japë pëlqimin për kontrollin e privatësisë.
Por edhe ata do kontrollohen nga një komision i posaçëm , pra edhe ndaj tyre do ketë vetting.
Në gare për të marrë drejtimin e SPAK janë prokurorët Edvin Kondili, Arben Kraja dhe Altin Dumani, të cilët gjatë kësaj jave do të intervistohen nga KLP.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Ilyrian Guard#SPAK#TopChannel
Ещё видео!