Dy qendra vaksinimi janë shkatërruar në Francë ne mesin e protestave kundër vendimit të qeverisë për rregulla më të ashpra ndaj pandemisë së koronavirusit. Njëra prej tyre, në juglindje të vendit, u vandalizua gjatë natës e iu vu flaka. Ditën tjetër, një klinikë në jugperëndim u shkatërrua pjesërisht. gjatë fundjavës, më shumë se 100 mijë vetë mbushën rrugët në mbarë Francën duke ngritur zërin ndaj masave që synojnë frenimin e infektimeve në rritje, e që përfshijnë dhe vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve shëndetësorë si dhe paraqitjen e një certifikate shëndeti për të pasur qasje në shumicën e vendeve publike.
Franca po lufton aktualisht me valën e katërt të virusit Corona. Një rrezik të posaçëm paraqet varianti Delta i virusit, i cili tashmë përbën pothuasje të gjitha rastet e infektimeve në Francë. Incidenca mesatare e infektimeve ka qenë së fundi rreth 50 në 100.000 banorë brenda një jave. Por në disa zona të tilla si Pyrénées-Orientales, në kufirin me Spanjën, incidenca ka qenë shumë më e lartë - 211 të infektuar në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#France#Proteste#TopChannelNews
Ещё видео!