Personnazhi shumë i ndashur i humorit Muaharrem Hoxha pas bllokimit të lëvizjeve ka ngelur në Pogradec ku po bën edhe karantinën në kuadër të parandalimit të përhapjes së virusit.
Aktori i humrit ndër të tjera përmes një lidhje direkte me ABC e Mëngjesit është shprehur se nuk e njohin kush është armiku, ndaj për këtë të gjithë duhet të bëjnë kujdes dhe të zbatojnë rregullat e vendosura.
Pjese nga biseda:
Enkel Demi: Si je me shëndetin?
Muharrem Hoxha: Deri më tani jam mirë, skam pas asnjë problem.
Enkel Demi: Pse je në Pogradec se ne jemi mësuar me thënë Rrema i Durrësit?
Muharrem Hoxha: Kam ngecur në Pogradec, më kapi virusi.
Enkel Demi: Ke ngelur në një bujtinë, hotel apo shtëpi tënden?
Muharrem Hoxha: Kam një shtëpi në Pogradec dhe më zuri këtu koronavirusi bashkë me gruan. Koha është shumë e bukur në Pogradec por duhet të rrimë në shtëpi. Mosha e katër i bie 70 vjeç apo mosha e 5?
Enkel Demi: Jo more se i ke bërë llogaritë gabim, i bie mosha e dytë.
Muharrem Hoxha: Mosha e dytë po.
Enkel Demi: Në këtë formë që të shof unë dhe pse ke gruan afër mendoj se ke kohë me u martua edhe një herë.
Muharrem Hoxha: Mos e thuaj ti se pa e thënë ti, e thotë vetë kjo .
Enkel Demi: Dje ke thënë se po të ndihmojnë disa vullnetare me ilaçe dhe ushqime?
Muharrem Hoxha: Është e vërtetë pasi kam telefonuar kryetarin e bashkisë, dhe e pyeta se e pyeta nëse kanë grupe punë. Po më tha. Me lekë apo pa lek i thash dhe më tha se këtë të dytën me lekët e tua (shaka.)Kanë ardhë menjëherë dhe me kanë sjellë çfarë kisha nevojë./abcnews.al
Per informacionet me te fundit klikoni:
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Subscribe kanalin tone ne: youtube:[ Ссылка ]
#abcnewsalbania #abcemengjesit #enkeldemi
Ещё видео!