Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç i dërgoi të martën një mesazh Kosovës duke paralajmëruar se ushtria e vendit të tij është gati për çdo zhvillim në Veri,
Pas një takimi me Gjeneralin e përgjithshëm të ushtrisë dhe me Komandantin e Forcave Ajrore, serbe, ministri tha ushtria duhet të punojë për t’u siguruar që të jetëgati për të kryer çdo detyrë që kërkohet nga Komandanti Suprem dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic.
Ai deklaroi po ashtu se të gjithë duhet të punonin bashkë, si ekip, për t’u siguruar që Forcat e Armatosura Serbe do të garantonin sigurinë e të gjithë qytetarëve të Serbisë në çdo kohë.
Duhet kujtuar se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka ngritur alarmin vazhdimisht për rrezikun nga lëvizjet e ushtrisë serbe, ministri kujtoi po ashtu incidentet me dronët në kufirimin mes dy vendeve.
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ftoi po ashtu të gjithë qytetarët e vendit, nga mosha 19 deri në 30 vjeç, të cilët dëshirojnë të veshin uniformën e Forcave të Armatosura të Serbisë, të aplikojnë për shërbimin vullnetar gjashtëmujor ushtarak me armë.
Së fundmi, Serbia ka mbajtur po ashtu një stërvitje forcat tokësore dhe ajrore. Në stërvitje po marrin pjesë edhe forca rezerviste.
Pamje: AFP&REL
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TopChannel
Ещё видео!