[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Qeveria kërkon të reduktoje kompetencat e Kuvendit ne miratimin e marrëveshjeve te huave ndërkombëtare. Ministria e Financave argumenton se marrja e kredive me vendim qeverie, i kushton me pak kohe shtetit shqiptar, e për rrjedhoje mund te përfitojë ne negocimin e normave te interesit, të cilat, ne tregjet ndërkombëtare, janë dinamike. Por ky ndryshim ligjor, pritet te ngjalle debat juridik, pasi ne Kushtetutë është e shprehur se çdo hua ndërkombëtare miratohet nga Kuvendi i Shqipërisë. Huamarrja e qeverise ka qene gjithnjë objekt i debateve dhe diskutimeve nga ana e eksperteve, për shkak te kostos qe ajo ka ne buxhetet. Pak kohe me pare, Ministria e Financave kallëzoi penalisht ish-drejtuesit e saj te mëparshmes, Ridvan Boden dhe Sherefedin Shehun për marrjen e një kredie, qe sipas tyre, ishte me norma te larta interesi. Kredi e cila ishte miratuar ne Parlament.
Ещё видео!