Tregu i rishitjes së pasurive të paluajtshme është pranë kolapsit. Ky paralajmërim vjen nga shoqata e agjentëve imobiliarë Narea, e cila sheh me shqetësim mungesën e një qëndrimi apo oponence institucionale nga ministria e financave ndaj nismës së deputetes socialiste, Blerina Gjylameti për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme. Nismë e cila është zvarritur për rreth gjashtë muajsh edhe pse Kryeministri në datë 17 korrik promovoi këtë iniciativë me 5%, që duhet të fillonte efektet brenda muajit shtator 2024.
Në deklaratë thuhet se tregu është në paqartësi dhe mungesë vendimmarrje për fillimin e procesit të Rivlerësimit, prandaj janë ndjerë efekte e para që fillojnë me mungesën e transaksioneve, procedurat pezull pranë zyrave Noteriale, mungesë e performancës së sektorit financiar si dhe në mungesë e arkëtimit të ardhurave në arkën e shtetit.
Aktualisht – thuhet në deklaratë - i gjithë zinxhiri i transaksioneve me pasuritë e paluajtshme po humbet. Për 9-muajt e parë të 2024, janë arkëtuar më pak se 2% e të Ardhurave nga Tatimi mbi Fitimin Kapital, duke sjellë një gropë prej 56 Milionë Euro. Kolapsimi i tregut të rishitjes ka efekte të sigurta domino mbi sektorin financiar, mbi sektorin e ndërtimin, atë të turizmit dhe mbi gjithë ekonominë.
“Mungesa e një angazhimi me afate transparente nga ana e Ministrisë së Financave, prania e një vullneti politik por të pa realizuar si një operacion i gjerë tregtar brenda Shtator 2024, përqasja kaotike, jo e drejtë në kohë dhe metodologji ndaj elementeve të lidhura me Rivlerësimin, siç janë çmimet e referencës, vetëm sa shtojnë agoninë e strehimit të familjeve të mesme në Shqipëri.” – thuhet në deklaratën për mediat ku i bëhet thirrje Këshillit të Ministrave, për një vëmendje të zgjeruar ndaj këtyre rreziqeve që po i kanosen kësaj industrie.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Tregu#Pronave
Ещё видео!