I vogël, por me talent të madh! Heiden, djali 7-vjeçar, ka habitur jo vetëm publikun e rubrikës “Ka një mesazh për ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, por edhe vetë Ardit Gjebrean, me aftësitë e tij në piano.
Moderatori i programit, donte të testonte të voglin, për të parë se sa mirë luan ai në piano dhe i thotë që sot ka për të bërë një provim: të përshkruajë familjarët me një pjesë muzikore.
Ne mund t'ju themi me plot gojë, se Heiden e kaloi provimin me sukses të madh. 7-vjeçari jo vetëm që arriti të përshkruajë çdo pjesëtar të familjes, duke filluar nga babai e deri tek motra e tij e vogël, por e bëri këtë gjë edhe me vetë Ardit Gjebrean.
Ky i fundit mbeti i mahnitur dhe u shpreh se kënga që i kishte zgjedhur ishte një nga pjesët muzikore që ai e dashuronte.
Ardit Gjebrea: Unë e kam kënduar dikur dhe ka qenë një nga këngët që unë e këndoja dhe dashuroja shumë. Nuk e mbaj mend sa vjeç isha, shumë i ri, ulesha në piano, filloja këndoja dhe ndodhte ajo që do ndodhë me ty dhe që ndoshta ndodh me ty tani. Që vetëm nga kjo mënyra se si i bie ti pianos, pa folur fare, gocat dashurohen me ty. /tvklan.al
#edielashqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!