Ish-presidenti i shteteve të bashkuara, George W. Bush ka zbuluar se për kë ka votuar në zgjedhjet e vitit 2020 në Amerikë. Sipas mediave ndërkombëtare, vota e tij nuk shkoi as për presidentin e atëhershëm Donald Trump dhe as për presidenti aktual Joe Biden. Por në vend të kësaj, ai shkroi emrin e Condoleza Rice.
Gjatë një interviste të botuar në revistën People, Bush tha se ‘ Ajo e di këtë”, por nuk do të kishte pranuar kurrë të qëndronte në postin e presidentes. Kujtojmë që Rice shërbeu si sekretare e shtetit në kohën e tij, përkatësisht nga viti 2005 deri në vitin 2009. Ajo tanimë mban postin si drejtoreshë e Institucionit Hoover në Universitetin Stanford. Gjithashtu , Bush u përpoq të sqaronte kritikat e tij ndaj republikanëve të epokës Trump, të cilët në emisionin “Today” ai i përshkroi si “izolues, proteksionist dhe nativist”.
Presidenti i 43-të i Amerikës, ka bërë dalje të shumta në media këtë muaj për të promovuar librin e tij “Out of Many, One: Portraits of Immigrants in America”.
Siç bëhet e ditur, libri i Bush thekson “udhëtimet frymëzuese të emigrantëve të Amerikës dhe kontributet që ata japin në jetën dhe prosperitetin e kombit”
Pamjet: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#SHBA#TopChannel
Ещё видео!