Parlamenti i Letonisë e përcaktoi Rusinë si "shtet që sponsorizon terrorizmin" lidhur me luftën në Ukrainë dhe u bëri thirrje aleatëve perëndimorë që të vendosin sanksione më gjithëpërfshirëse ndaj Moskës, në mënyrë që t'i jepet fund konfliktit.
"Letonia i konsideron veprimet e Rusisë në Ukrainë si gjenocid kundër popullit ukrainas," thuhet në një rezolutë të parlamentit letonez. Vendet perëndimore duhet të rrisin mbështetjen e tyre ushtarake, financiare, humanitare dhe diplomatike për Ukrainën dhe të mbështesin nismat që dënojnë veprimet e Rusisë, vazhdon rezoluta. Miliona ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe mijëra janë vrarë që nga sulmi i Rusisë në shkurt. Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha se ishte mirënjohës për rezolutën e parlamentit letonez. "Ukraina u bën thirrje shteteve dhe organizatave të tjera që të ndjekin shembullin e Letonisë," shkruan Kuleba në Tëitter. Rusia e dënoi rezolutën e parlamentit letonez, duke e cilësuar një veprim ksenofobik, sipas një postimi të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova në rrjetin Telegram.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Rusia#Terrorizmi#TopChannel
Ещё видео!