[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Shefi i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati ka deklaruar se rritja e numrit te azil kërkuesve është nje shqetësim prioritar per qeverinë. Ministri Ditmir Bushati ka shfrytëzuar konferencën e përbashkët per shtyp me homologun e Bosnje Hercegovinës, Igor Crnadak, per te listuar masat e marra nga qeveria kundër këtij fenomeni.“Shqipëria ka një bashkëpunim shume te mire me partneret, sidomos me vendet e prekura nga ky fenomen i azilkërkuesve. Është nje shqetësim parësor per qeverinë shqiptare, per strukturat e shtetit shqiptar. Kemi bashkëpunim me autoritet gjermane si ne aspektin ligjzbatues, pra te strukturave policore, ashtu sikundër edhe te rrugëve per shkurajimin e fenomenit. Ka nje bashkëpunim me te mire për sa i perket patrullimit te kufijve. Plani i përket strukturave te shtetit shqiptar jo vetëm te ekzekutivit”.Te dy ministrat nënshkruan nje marrëveshje per lëvizjen e ndersjellte vetem me kartën e identitetit, e cila do te ketë ndikim ne sektorin e turizmit.“Efekti i pare qe ne presim nga nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është ne turizëm dhe ekonomitë tona. Unë jam besimplote se shume boshnjake do te vije te pushojnë ne brigjet shqiptare, sikundër shume shqiptare jane te mirëpritur te vijnë ne malet tona te bukura per sezonin dimëror te skive.”Ne kete vizite, Ministri i Jashtëm i Bosnje Hercegovinës ka marre mbështetjen e Tiranës zyrtare per integrimin ne NATO, edhe pse kjo garanci, nuk ka qene e vetmja arsye per te cilën ministri Crnadak e pëlqen Tiranen.“Është hera ime e pare ne Tirane, dhe jam i surpizuar për kafen e mire qe behet këtu, kjo ishte gati një surprize e bukur për mua, falenderoj Ditmirin per pritjen e shkëlqyer ketu ne Tirane”.
Ещё видео!