Fshatrat ikonikë në evropë po ofrojnë deri në 30 mijë euro për të gjithë ata që duan të vendosen atje, por duhet të kenë edhe moshën e duhur.
Rajoni i thekur nga dielli i Kalabrisë, në Itali, rrethohet nga plazhe të bukura dhe mund të jetë ëndrra e kujtdo.
Në jugun e vendit, ose në majën e cizmes të Italisë, Kalabria, është rajoni më i fundit që po paguan banorë të rinj për të përballuar rënien shqetësuese të popullatës. Kontrata e ëndrrave mund të ngjasojë me pushimet ideale të përjetshme, por nuk është aq e thjeshtë sa për tu ngjitur në një avion e për të zbritur në itali...Duhet të jesh nën 40 vjec që të mund ta fitosh këtë të drejtë...Në procesin e aplikimit nënvizohet se kushdo që aplikon duhet të jetë nën 40 vjec dhe i gatshëm që të vendoset në rajon brenda 90 ditësh.
Dhe klecka e fundit është që duhet të kesh një ide për të filluar një biznes të dobishëm në një nga fshatrat apo për të bërë një punë për të cilën ka nevojë urgjente. Paratë mund të paguhen me këste deri në 1200 euro në muaj përgjatë tre viteve, ose direkt kur do të ngresh një biznes të ri. Restorantet, dyqanet dhe hotelet janë nismat më të preferuara për këshillat lokalë që ofrojnë edhe marrëveshjen. Sipas zyrtarëve lokalë, qëllimi është që të rritet ekonomia lokale dhe ti jepet jetë komuniteteve të vogla. Projekti është quajtur ‘të ardhurat aktive të qëndrimit’ dhe aplikimet do të hapen javët e ardhshme. Rreth 700 mijë euro janë ndarë për të financuar idenë. Shpresa është që skema do të ndihmojë në ringritjen e komuniteteve që po tkurren dhe rigjallërimin e tyre. Zona e italisë, e famshme për pasuritë historike të lashta që mban, është në nevojë urgjente për tu ringjallur pasi gjithnjë e më shumë të rinj po largohen që andej.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kalabri#Itali
Ещё видео!