#reportTV #lajmeshqip #lajmeRreshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme edhe në segmentin e rrugës së Arbrit. Si pasojë e motit të keq ka rrëshqitje dherash nga nga tuneli deri në Qafë Murriz. Një masiv gurësh është shembur, por kjo nuk e ka bllokuar kalimin. Raportohet se rruga nuk është e bllokuar pasi një fadromë ka punuar gjatë gjithë kohës për largimin e inerteve. Ajo rrugë ka qenë problematike edhe vitin e kaluar në këtë periudhë.
Ещё видео!