DURRES - Sekuestrohen sasi rekord kokaine në Durrës. Sasia e kokainës së kapur brenda një kamioni me targa DR 3819 E i ngarkuar me banane është plot 613 kg e 350 gr. Kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në territorin shqiptar. Kamioni ka mbërritur në Portin e Durrësit në datën 19 shkurt dhe është mbajtur në vëzhgim.
Droga është gjetur gjatë kontrollit të ushtruar ndaj kamionit të ngarkuar me banane, porositur nga kompania Arbri-Garden, të cilat vinin nga Kolumbia, por droga nuk ka qenë e kamufluar në mes të bananeve siç bëjnë rëndom trafikantët, por në dyshemenë e dyfishtë të kamionit. Kokaina nuk është zbuluar nga skaneri në Portin e Durrësit, por falë informacioneve nga agjencitë e huaja të inteligjencës, kamioni është mbajtur në vëzhgim, deri kur ngarkesa është tërhequr nga kompania.
Ещё видео!