Sulmet kibernetike ndaj Qeverisë së Shqipërisë janë të motivuara politikisht dhe prapa tyre qëndrojnë aktorë që janë të lidhur me Qeverinë e Iranit. Ky është rezultati i analizës së kompanisë amerikane Microsoft, e cila në mënyrë të detajuar ka analizuar sulmin ndaj serverëve shtetërorë në Shqipëri.
Gjatë sulmit kibernetik të regjistruar në 15 korrik, u pamundësua përdorimi i portalit e-Albania i cili ofron një sërë shërbimesh digjitale, siç janë regjistrimi në shkollë, aplikimet për dokumente personale, regjistrimi i të drejtave të pronës dhe regjistrimi i të dhënave të biznesit. Për më tepër, sulmi përfshinte edhe rrjedhjen e të dhënave të ndjeshme, të cilat u morën më herët nga serverët e shtetit, thuhet në analizën e Microsoft-it.
Shumica e këtyre të dhënave u botuan në faqen e internetit HomeLand Justice dhe në grupin me emër të njëjtë në aplikacionin Telegram.
Në faqen e HomeLand Justice ekzistojnë disa publikime, në të cilat grupi merr përgjegjësinë për sulmin kibernetik, siç thuhet, për shkak të urrejtjes ndaj Qeverisë shqiptare.
Në shikim të parë, thotë Radio Evropa e Lirë, arrihet përshtypja se pas faqes së HomeLand Justice qëndrojnë qytetarët shqiptarë.
“Pse njerëzit duhet të paguajnë për korrupsionin e atyre që sundojnë”, është vetëm një prej disa mesazheve që mund të shihen në këtë faqe të internetit. Por, analiza e Microsoft-it thekson që faqja e internetit është pjesë e rrjetit të hakerëve iranianë, të cilët qëndrojnë prapa sulmit kibernetik.
Microsoft-i sjell më shumë detaje lidhur me vetë sulmin. Një grup aktorësh që ndërlidhet me Iranin, iu qas rrjetit të Qeverisë shqiptare qysh në maj të vitit 2021, përmes portalit shtetëror – administrate.al.
Analiza tregon se marrja e emaileve brenda rrjetit shtetëror është bërë ndërmjet tetorit të vitit 2021 dhe janarit të vitit 2022. Analiza e adresës IP tregon se si i njëjti aktor, gjatë kësaj periudhe ka marrë emailet e organizatave të ndryshme në Izrael, Jordani, Kuvajt, Arabi Saudite, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Faqen e internetit HomeLand Justice dhe softuerin qëllimkeq, i cili mbyllte të dhënat në serverët e Qeverisë shqiptare, nga mesi i muajit korrik, i ndërlidhë edhe logoja e njëjtë, e cila zbulon motivet politike të vetë sulmit. Për shembull, mesazhi me kërkesën për blerje, të cilin Qeveria e Shqipërisë e mori më herët gjatë sulmit kibernetik, përmbante pyetjen: “Pse do të shpenzoheshin taksat tona për terroristët në Durrës?”.
Pyetja ka të bëjë me pjesëtarët e organizatës Muxhahedin rreth 3.000 pjesëtarë të së cilës gjenden në rrethinën e Durrësit.
Shqipëria dhe Irani kanë marrëdhënie të tensionuara që nga viti 2014, kur Shqipëria ka pranuar rreth 3.000 anëtarë të grupit opozitar të mërguar të Organizatës së Popullit Muxhahedin të Iranit, i njohur edhe me emrin persian MEK.
Tensionet janë ngritur në prag të Samitit botëror për Iranin e lirë, i cili duhej të mbahej në Shqipëri, më 23 dhe 24 korrik të vitit 2022. Por, Ambasada e SHBA-së në Shqipëri tha se ka dijeni për kërcënime të mundshme ndaj asaj ngjarjeje dhe pjesëmarrësve të saj. Si një prej shkaqeve për sulm kibernetik, përmendet pikërisht ky samit
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Sulmet#Kibernetike#TopChannel
Ещё видео!