Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, i cili është një nga pretendentët për nominimin presidencial nga Partia Republikane, e ka bërë të qartë në një intervistë të dhënë së fundi se Donald Trump ka humbur zgjedhjet e vitit 2020.
Me këtë deklaratë, DeSantis u largua nga teoria e konspiracionit dhe pikëpamjet ortodokse të shumicës së votuesve republikanë që besojnë se rezultatet e zgjedhjeve ishin të manipuluara. Kjo deklaratë ishte gjithashtu një tjetër sulm ndaj Trump nga rivalët brenda Partisë Republikane.
“Sigurisht, ai humbi. Joe Biden është presidenti”, tha DeSantis në një intervistë për NBC Neës të botuar këtë të hënë. DeSantis, i cili është pas Trump në sondazhet për nominimin presidencial të Partisë Republikane, pranoi se teoritë e rreme të komplotit të ish-presidentit për manipulimin e zgjedhjeve të 2020 ishin "të pabazuara".
Komentet e politikanit tregojnë një ndryshim të dukshëm në strategji. Për vite me rradhë, ai i është shmangur përgjigjes së drejtpërdrejtë pyetjeve nëse beson se zgjedhjet ishin të manipuluara dhe gjatë zgjedhjeve afatmesme të vitit 2022 bëri fushatë për ata që kundërshtuan rezultatet e zgjedhjeve.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Trump#TopNews#TopChannel
Ещё видео!