Opinioni i Komisionit të Venecias lidhur me mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka ka shkaktuar debate në seancë plenare.
Gjatë fjalës së tij, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se Komisioni i Venecias ka këshilluar që të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë çështje.
Gazment Bardhi: Ju nuk duhet ta lejoni gënjeshtrën në këtë sallë. Ky është opinioni i Komisionit të Venecias. Vetëm në një paragraf, Olta Xhaçka përmendet 4 herë. Kjo është çështje e themeleve të shtetit. Këshilla që ju ka dhënë “zbatoni vendimet e Gjykatës Kushtetuese”. Nuk varet nga halli juaj personal.
Nga ana tjetër, ministri Balla i është drejtuar opozitës duke ju thënë se humbjen e konsiderojnë si fitore lidhur me opinionin e Komisionit të Venecias për çështjen “Xhaçka”.
Taulant Balla: Unë nuk mbaj mend që të ketë ardhur një opinion nga Komisioni i Venecias, ku humbësit ta kenë konisderuar si fitore. Ju për shkak të matematikës, 59 ju duhet më e madhe se 2-shi. Gjëja më qesharake është se ju keni marrë pjesë në votim dhe sot thoni që ai votim ku ne kemi marrë pjesë është i pavlefshëm. Minimalisht, kur Kuvendi u mblodh dhe votoi, ju të kishit marrë fjalën dhe të thoshit që "të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të mos shkojmë në votim".
Opinioni i Venecias ka shkruar se Parlamenti nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar, por gjithmonë thotë se është në gjendje të votojë për çështje që janë në kompetencën e vet. Ju mirëkuptoj se ju ja keni marrë dorën, ju ka mbetur dhe nga udhëheqësi i partisë se çdo humbje e konsideroni si fitore. "Fitore" si kjo paçi gjithmonë dhe korrshi sa herë të keni mundësi.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!