Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha se Rusia është e gatshme të dorëzojë kriminelët kibernetikë në Shtetet e Bashkuara, por vetëm nëse të njëjtën gjë e bën edhe Uashingtoni. Ai tha se kjo mund të arrihej përmes një marrëveshjeje mes dy vendeve. Putin i bëri komentet në një intervistë për televizionin shtetëror, në prag të një takimi me presidentin amerikan, Joe Biden, që pritet të mbahet me 16 qershor në Gjenevë të Zvicrës. Putini tha se pret që takimi i Gjenevës të ndihmojë në vendosjen e dialogut dypalësh dhe ringjalljen e kontakteve personale. Shtëpia e Bardhë ka thënë se Biden në takim do të ngrejë çështjen e sulmeve kibernetike, të cilat kanë tensionuar raportet mes dy vendeve. Kjo çështje është në qendër të vëmendjes, pasi një grup kriminal kibernetik që autoritetet amerikane thanë se operon nga Rusia, sulmoi rrjetin e një gazsjellësi në SHBA duke kërkuar një shpërblim. Disa javë më pas hakerët sulmuan edhe fabrikën më të madhe për përpunimin e mishit në botë. SHBA-ja prej kohësh e ka akuzuar Rusinë edhe për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane. Përveç sulmeve kibernetike, presidenti Biden pritet të diskutojë edhe për veprimet e Moskës në Ukrainë dhe trajtimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Por, udhëheqësi amerikan ka thënë gjithashtu se Shtetet e Bashkuara duan një marrëdhënie "të qëndrueshme" me Moskën, në mënyrë që të punojnë bashkë për çështje të përbashkëta strategjike, siç janë kontrolli i armëve dhe ndryshimi i klimës.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#VladimirPutin#Hakerat#TopChannel
Ещё видео!