Londra zyrtare e akuzon zotin Berisha për lidhje me grupe të krimit të organizuar dhe pasurim të tij dhe njerëzve të afërt përmes korrupsionit. Ish-kryeministri i cilësoi akuzat shpifje me synim mbajtjen në pushtet siç tha, të një prej qeverive më të korruptuara në Europë. Në Shqipëri ish-drejtuesi i forcave detare, Artur Meçollari akuzon zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë, për shpërdorim të detyrës. Kievi dhe Moska nënshkruan sot një marrëveshje të rëndësishme për të rihapur portet e Ukrainës në Detin e Zi për eksportin e drithërave. Ky zhvillim rrit shpresat për lehtësimin e një krizë ndërkombëtare ushqimore të rënduar prej sulmit rus ndaj vendit fqinj.
📌SUBSCRIBE “Zëri i Amerikës” në YouTube për më shumë Video!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web: [ Ссылка ]
👉Na ndiqni Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Ещё видео!