Një përplasje mes një treni mallrash dhe një autobusi në turqinë veriperëndimore i ka marrë jetën gjashtë personave dhe ka plagosur shtatë të tjerë të shtunën. Aksidenti ndodhi në një pjesë të hekurudhës që përshkon provincën Tekirdag, dhe treni u përplas ashpër me një autobus në të cilin udhëtonin punonjës të një fabrike tekstilesh që ktheheshin nga turni i natës.
Të gjitha viktimat ishin pasagjerë të autobusit që u tërhoq zvarrë për shumë metra pas përplasjes me trenin. Imazhet tregonin mjetin e shkatërruar e të përmbysur, mbi shinat e trenit. Pamje nga kamerat në rrugë tregonin shoferin e autobusit që përpiqej të manovronte në pikëkalimin me një barrierë të ulur për të kaluar shinat para se treni të godiste mjetin. Në 2018-ën, 25 persona humbën jetën kur një tren pasagjerësh doli nga shinat në Corlu. Për atë aksident u fajësua shiu i rrëmbyeshëm në zonë që kishte bërë që një pjesë e trasesë të shembej. Vitin e kaluar, zyrtarët në turqi thanë se aksidentet hekurudhore në vend ishin tre herë më të larta se mesatarja globale ndërsa sindikatat e punonjësve të hekurudhës paralajmëruan se reduktimi i kostove kishte shkaktuar probleme në siguri.
Pamjet: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Turqi#Treni#TopChannel
Ещё видео!