“Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e Shkodrës për 25-vjeçarin Milkjor Gjoka i arrestuar si bashkëpunëtor në ekzekutimin e Ritvan Ramazanit. Togat e zeza kanë liruar Blerim Mllojën dhe Marjeta Gramshin që u arrestuan për moskallëzim krimi, pasi ndodheshin pranë vendit ku u vra 46-vjeçari, por nuk njoftuan policinë.
Për dy dëshmitarët është caktuar masa e detyrimit për tu paraqitur në prokurori. Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura mësohet se 25-vjeçari Gjoka ka këmbëngulur përballë togave të zeza se nuk ka lidhje me vrasjen duke mohuar akuzat që rëndojnë mbi të.
Ai ka thënë se ndodhej rastësisht në vendngjarje dhe se nuk ka bashkëpunuar me vëllezërit, Duel dhe Hydajet Mehmedaj që janë shpallur në kërkim si autorë të vrasjes. Nga ana tjetër prokuroria pretendon se Gjoka është personi që ka ndihmuar vëllezërit Mehmedaj të realizojnë vrasjen. Gjykata caktoi ndaj tij masën e arrestit me burg pa afat.
Ngjarja e rëndë ndodhi 2 ditë më parë pranë një pike karburanti në fshatin Mushan në Shkodër. Sipas policisë, autorët e dyshuar, gjatë paradites ishin konfliktuar me djalin e Ramazanit. Ky i fundit ka ndërhyrë për të sqaruar situatën, por ka mbetur i vrarë.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!