Në shkollën 9 vjeçare "Avni Rustemi'' e cila ndodhet në qendër të qytetit të Tepelenës mungon ngrohja në klasa edhe pse në shkollë ka sistem kaldajash. Në këto kushte nxënësit detyrohen të zhvillojnë mësim me xhupa për të përballuar të ftohtin sepse këto kaldaja nuk ndizen. Në pamje shihen dhe furnelat elektrike. Megjithatë as kjo nuk e zgjidh situatën, pasi në këto temperatura të ulëta, reflektorët nuk munden të ngrohin klasat. Mungesën e ngrohjes në klasa e pohojnë edhe vetë nxënësit.
"Nuk kemi ngrohje, janë disa kaldaja", tha një nxënëse
"Ka kaldaja por nuk ndizen dhe kur i ndezin vetëm orët e para dhe i fikin, në rrimë me xhupa në klasë. E kemi bërë problem në drejtori por asgjë nuk është bërë", tha një nxënës
Prindërit shprehen të shqetësuar mbi këtë situatë dhe thonë që për shkak të mungesës së ngrohjes shumë herë shkurtojnë orët e mësimit.
"Kanë një prizë atje, njëherë këputet dhe njëherë ndizet. Më tha djali e vesha xhupin se nuk kemi me çfarë ngrohemi", tha një prind
"Me priza, por bie automati, vajta dje dhe ishte akull i thashë pse, se binte automati. Linjat janë të kohës së Enverit, rrinë fëmijët me xhupa. Shpesh herë drejtoria i shkurton orët nga i ftohti", tha një prind
Mungesa e ngrohjes në shkolla vijon të mbetet problem në shumë shkolla të vendit, ku si zgjidhje është gjetur ngrohja me furnela elektrike, për të cilat nuk dihet dhe siguria pasi pak kohë më parë në një shkollë 9 vjeçare në Laç një kabull elektrik u përfshi nga flakët për shkak të mbingarkesës në rrjet nga ndezja e furnelave elektrike duke rrezikuar nxënësit dhe stafin akademik.
Ещё видео!