#oranews #ogertamanastirliu #mirelakumbaro
Teksa inspektuoi qëndrën e re shëndetësore të Orikumit, Ministrja e shëndetësisë Manastirliu deklaroi se së shpejti në spitalin e Vlorës do të ketë edhe shërbime të reja dhe shtimin e kapaciteteve në spitale. Gjithashtu ministrja e shëndetësisë theksoi se vëmëndje të veëantë i duhet kushtuar spitaleve në zonat turistike gjatë sezonit të verës.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu së bashku me ministren e turizmit Mirela Kumbaro inspektuan qëndrën e re shëndetësore në Orikum, për kapacitetet e saj për të pritur turistët.
Gjatë fjalës së saj Manastirliu deklaroi se së shpejti në spitalin e Vlorës do të ketë edhe shërbime të reja dhe shtimin e kapaciteteve në spitale.
"Prej pak muajsh këtu kemi edhe prezencën e psikologut në qendër, ku ofrohet gjithë shërbimi i nevojshëm për të gjithë ata që kanë problematika të shëndetit mendor, por jo vetëm," tha ajo.
Gjithashtu me ardhjen e verës dhe me shtimin e turistëve, Ministrja e Shëndetësisë theksoi se vëmendje të vecantë përsa i përket shëndetësisë, i duhet kushtuar spitaleve në zonat turistike.
"Ne kemi marrë masa që prej datës 15 qershor të hapen 30 qendra shëndetësore verore në të gjtihë vendin dhe të mundet që dhe në qëndrat ekzistuese që janë në afërsi të zonave bregdetare të mund të funksionojnë si të tilla, si kjo në Orikum. Ne deri tani kemi rreth 4000 qytetarë, pushues, turistë që kanë marrë shërbime në qëndrat që ne kemi hapur. 30 % e tyre janë pushues të huaj," tha ajo.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë nga veriu e deri në jug janë të hapura rreth 30 qendra shëndetësore.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!