#oranews
Jurgen Duka, 29 vjeç mbeti i vrarë më 14 dhjetor 2021 pasi u qëllua me armë nga një efektiv i policisë së Dibrës me të cilin u konfliktua për radhën në market.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës, në një market në rrugën "Irfan Tomini" në Tiranë.
Pas krimit, efektivi i policisë së Dibrës Arbër Sula është larguar nga vendi i ngjarjes ndërkohë që e gjithë skena e ekzekutimit është filmuar nga kamerat e sigurisë.
Gazetari Edison Vatnikaj na informon në lidhje me detajet e reja të ngjarjes së rëndë në rrugën "Irfan Tomini."
Arbër Sulaj, ndodhej në Tiranë pasi ditën e djeshme do kryente testin e drogës. Sipas analizave të ngjarje dhe dëshmive të shokëve të Jurgen Dukës është përjashtuar mundësia që autori dhe viktima të kishin një njohje të mëparshme më njëri-tjetrin. SHÇBA po ndihmon në mënyrë që të bëhet e mundur lokalizimi dhe kapja e efektivit Arbër Sula.
Pas ngjarjes ai dyshohet që të jetë larguar në drejtim të "Astirit" dhe më pas jashtë Tiranës, por ende nuk është bërë e mundur lokalizimi i vendndodhjes.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!