Lajme Arkiva - TV Klan 2001
Ndërsa nesër pritet të hapet zyrtarisht fushata për zgjedhjet qendrore të 17 Nëntorit në Kosovë, lokalë e ndërkombëtarë, duken më shumë të interesuar tek mbarëvajtja e kësaj fushate, sesa të dëgjojnë mesazhet e palëve të përfshira në të. Fushata e kaluar nuk ka qenë perfekte, shpesh ajo është shoqëruar me kërcënime, fyerje, sulme të armatosura, madje dhe me vrasje. Ndërsa partia më e madhe në vend, ka përsëritur se LDK po përballet me një presion të vazhdueshëm politik, në selinë e PDK-së thonë se:
Jakup Krasniqi:- “Deri më tani, asnjë dëshmi dhe asnjë rast nuk mund të vërtetohet se ka pasur dhunë të kësaj natyre. Në Kosovë, mendojë që ka kaluar koha, që ndonjë subjekt ose parti politike të mbetet në skenën politike, duke mos bërë asgjë dhe duke luajtur rolin e viktimës”.
Sekretari Krasniqi, duket i sigurt se kjo fushatë do të jetë më e qetë dhe demokratike. Në krahasim me vitin e kaluar. Nga ana tjetër ndërkombëtarët po mbledhin forca dhe kanë gati planin për të mënjanuar çdo incident të mundshëm./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!