Një bilanc I frikshëm është regjistruar në vendin tonë në më pak se 24 orët e fundit, teksa 5 persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë janë lënduar në 3 aksidente të ndryshme.
Ai më I rëndi është shënuar rreth orës 18:00 të së enjtes pranë rrethrrotullimit të Saukut, ku 20 vjeçari Klevis Ruçaj së bashku me 2 pasagjeret në automjetin e tij tip Audi, të identifikuara si Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroj, 23-vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, fatkeqësisht ndërruan jetë nga aksidenti fatal.
Dyshohet se automjeti po lëvizte me një shpejtësi rreth 200 km/h kur është afruar në rrethrrotullim dhe nuk ka mundur dot të ndalojë, por është përplasur fillimisht me barrierat mbrojtëse dhe më pas ka rënë në murin poshte rrethrrotullimit, duke përplasur dhe një mjet Hundai, ku mbetën të lënduar pa pasoja të rënda 3 persona të tjerë. Shoferi ndonëse kishte rreth 1 vit që kishte marrë patenten, ai është ndëshkuar 5 herë nga Policia rrugore në 5 muajt e fundit, si edhe vetë asi ekspozonte në rrjetet sociale shpeshherë shpejtësinë e madhe.
Mirëpo kur këtë të premte po flitej kaq shumë për kujdesin që duhet pasur në rrugë, dy aksidente të tjera me pasojë vdekjen kanë ndodhur brenda pak minutash në Durrës dhe në Kavajë.
Në Durrës humbi jetën një çiklist, I cili u godit nga një betoniere. Drejtuesi I mjetit të tonazhit të rëndë Petrit Pashaj u shoqerua në komisariat.
Ndërsa në Kavajë, 30-vjeçarja, Rovena Cara ka qenë duke udhëtuar me mjetin e saj dhe dyshohet se për shkak të shpejtësisë ka humbur kontrollin. Mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal dhe 30-vjeçarja nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Përgjakja#Aksidentet
Ещё видео!