Vendimi për shtyrjen e procedurave kushtetuese për zgjedhjen e presidentit, nuk e përmirësoi aspak klimën brenda Partisë Demokratike. Jo më të ndarë në dy kampe, por tashmë brenda forcës së djathtë lindi edhe një grupim i tretë, që nuk përkrah as Berishën dhe as Alibeajn.
Një ditë pas mbledhjes së grupit parlamentar nga Alibeaj, Komisioni i Rithemelimit thirri anëtarët e Këshillit Kombëtar, ku në rend të ditës u shënua: qëndrimi i Rithemelimit për zgjedhjen e presidentit të ri të republikës. Por, a e plotëson Rithemelimi kuorumin e nevojshëm në parlament për të propozuar një kandidaturë për presidentin? A e ka këshilli kombëtar tagrin për të marrë vendime lidhur me qëndrimin e partisë për kreun e ri të shtetit?
Neni 87 i kushtetutës parashikon qartësisht se kandidati për president i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh. Momentalisht pjesë e Rithemelimit janë 15 deputetë të Kuvendit, Flamur Noka, Edi Paloka, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luciano Boçi, Edmond Spaho, Luan Baçi, Agron Shehaj, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Isuf Çela, Bujar Leskaj, Belind Këlliçi, Sali Berisha dhe Elda Hoti. Ky grupim nuk e plotëson kuorumin e nevojshëm kushtetues për të propozuar një kandidat për president.
Në pamundësi për të mbledhur grupin parlamentar, pasi në Kuvend rezulton Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kreut të grupit; Rithemelimi thirri 150 anëtarët e këshillit kombëtar. Por, në statutin e miratuar në kuvendin e Rithemelimit, përcaktohet fare qartë se këshilli ka pesë kompetenca, dhe asnjë prej tyre nuk lidhet me aktivitetin parlamentar.
Sipas statutit, këshilli kombëtar ka kompetencë të vendosë me votim të fshehtë për zgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm dhe nënkryetarëve të partisë, të miratojë listën përfundimtare të kandidaturave elektorale, të miratojë programin elektoral dhe koalicionet para apo pas zgjedhore, të vendosë masat disiplinore për anëtarët e Këshillit Kombëtar si dhe të miratojë rregulloren e brendshme të partisë sipas propozimit të Kryesisë.
Kuadri ligjor dhe statutor ve në pikëpyetje vendimet e marra nga këshilli kombëtar për zgjedhjen e presidentit të ri të republikës. Në kërkim të një kandidature për president, në 3 dekada Partia Demokratike nuk mundi të krijonte një kandidat që mund të garonte me ish kryeministrin Sali Berisha, duke bërë që në zgjedhjet e partisë, Berisha të shihet si e vetmja kandidaturë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Berisha#Deputetet#TopChannel
Ещё видео!