#reportTV #lajmeshqip #lajme
Krimi nuk luftohet pa besimin në radhët e policisë, thotë për Report Tv, kreu i Sindikatës së Policisë Sadedin Fishta, i cili beson në një reformë ku ndryshimet duhet të ishin bërë sipas përvojave evropiane, drejtuesit të levizin bashkë me këshilltarët
Për kryesindikalistin e policëve, Sadedin Fishta, rokada e drejtorëve ditët e fundit në Policinë e Shtetit, nuk do të sjellë asgjë. Pasi ajo nuk është reformë që ofron rezultate në luftën kundër krimit.
“Në qoftë se do t’i referohemi praktikave të tjera europiane, zakonisht drejtuesit kryesor të Policisë së Shtetit, i gjithë stafi bashkë me kabinetin e tij lëvizin. Në rastin konkret të gjithë duhet të kishin lëvizur, drejtori bashkë me të gjithë këshilltarët, nëse do të kishim të bënim me reformë në Policinë e Shtetit”, shprehet Fishta.
Ещё видео!