Pas ultimatumit 72 orësh të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, se do të merrte masa me ndikim të gjerë për ngjarjet në very të Kosovës, mediat serbe raportojnë se I pari I shtetit do të mbajë të premten një konferencë urgjente.
Sipas mediave vendase, Vuçiç do të njoftojë “shpalljen e pushtimit të Veriut të Kosovës”, me pretekstin se popullsia serbe atje po vuan.
Zyra e presidencës ka reguar për median serbe Danas, se e përkashton mundësinë që kjo të ndodhë, pasi do të nxiste reagimin e ndërkombëtarëve dhe shqiptarëve të Kosovës.
Deklaratat kërcënuese nga Serbia u shtuan pasi qeveria e Albin Kurtit mbylli më 30 gusht pesë institucione paralele serbe në veri të vendit, sepse vepronin në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Institucionet e mbyllura në gusht janë: Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviçit. Sipas ligjeve të Kosovës, këto institucione janë ilegale. Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje për mbyllje të strukturave paralele serbe prej vitit 2013, mirëpo ajo nuk është zbatuar plotësisht. Tensionet Prishtinë-Beograd u tensionuan edhe më shumë pak ditë më parë,ku sipas liderëve të Serbisë, 4 të rinj serbë u rrahën dhe u tërhoqën zvarrë nga policia e Kosovës në veri të vendit.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Vuçiç#Serbi
Ещё видео!