Si kurrë më parë ky fillim maji e ka gjetur Voskopojën në gjendje të mjèruar dhe të tríshtë.
Banorët e këtij fshati turistik shprehen për Fax News se është hera e parë që Voskopoja mbetet e heshtur, pa turistë gjë që ka çuar në një dëm të ekonomisë pasi mënyra e vetme që këta banorë sigurojnë të ardhurat është turizmi.
“Nuk ka qenë asnjëherë kështu. Voskopoja ka patur turistë, ishte plot, rrugë me gjallëri. Kemi mbetur të vdekur. S’kemi të ardhura nga asnjë lloj gjëje. Hanim tre herë, tani hamë një herë.”
Ka dhe nga ata që jetojnë në kushte të varfërisë ekstrème të indinjuar shprehen se nuk ka pasur asnjë ndihmë nga shteti dhe askush nuk ka shkuar të shohë gjendjen e tyre.
“Ka një muaj e gjysmë që është bosh, që me fillimin e karantinës dhe s’ka qarkullim fare.”
“Kjo është gjendja më e keqe që kemi parë. Një ajër i freskët i bukur i këndshëm, por nuk shohim njerëz, kjo na trishton.”
Lexo më shumë këtu: [ Ссылка ]
Follow Fax News Albania
Subscribe To "Fax News" on YouTube Channel HERE: [ Ссылка ]...
For more content from click HERE [ Ссылка ]
Like Fax News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Fax News on Instagram Here [ Ссылка ]
Për më shumë na ndiqni në: www.faxweb.al
Ещё видео!