Edhe pse sezoni turistik veror në qytetin e Pogradecit është çelur, pushuesit po e frekuentojnë plazhin pa praninë e rojeve bregliqenore. Kullat e vrojtimit të ngritura përgjatë vijës së bregut të liqenit, janë të boshatisura nga rojet, duke mos ofruar shërbimin e domosdoshëm të sigurisë ne plazh. Sipas pushuesve mungesa e rojeve dhe mungesa e kufizimit të zonës në të cilën bëhet notimi, bëjnë që siguria në plazh të jetë zero.
"Siguria është zero. Ajo është kryesorja, kulla është, por s'ka njeri aty. Një fëmijë mund të gaboje." thotë një pushues.
"Mungojnë rojet e sigurimit. Sa kam qëndruar këtu skam parë asnjë roje. Fëmijët janë në rrezik." thotë një tjetër pushues.
"Bashkia duhet të marre masa se ka fëmijë që futen në ujë, nuk ka as sinjalistikë ujore që tregon deri ku të shkojmë" shprehet pushuesi.
Ещё видео!