Teksa në Mirditë, “Bashkë Fitojmë” ka siguruar fitoren, në Lezhë Pjerin Ndreu i PS-së është në avantazh kundrejt rivalit të tij politik Pashk Gjoni.
Sipas të dhënave të fundit nga KQZ, Pjerin Ndreu ka marrë 15526 vota, ndërsa kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” ka marrë 13611 vota.
Gazetari i Klan News Maksi Rama ka raportuar nga atje se janë ende dhe disa kuti për t’u numëruar.
“KZAZ në Kurbin ka një proces më të ngadaltë të numërimit të votave, kryebashkiakja që garon për një mandat të dytë është në avantazh. Kjo bashki pritet të jetë e fundit për dhënien e rezultatit. KZAZ nr. 12 ka përfunduar numërimin dhe është bërë një punë kolosale nga numëruesit pasi kanë qenë 3 njësitë më të mëdha të Lezhës”, raportoi gazetari.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!