Alfred Dedja u ekzekutua me armë zjarri në sytë e klientëve të shumtë në një lokal në Ndroq të Tiranës. Sipas të dhënave paraprake, pjesa më e madhe e klientëve të lokalit kanë qenë dëshmitarë okularë të të gjithë dinamikës së ngjarjes.
Raportohet se në momentin e krimit, 50-vjeçari Dedja ishte në shoqërinë e personave të tjerë të cilët dëshmuan po ashtu ngjarjen dhe identifikuan Julian Gjoshin si autor të vrasjes. Detaj që tregon se palët kishin njohje me njëri-tjetrin.
Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci, viktima, i njohur me nofkën “Daku” jetonte mes Shqipërisë dhe Italisë. Ka dyshime se jashtë vendit, ai ka qenë i përfshirë në trafik droge.
Referuar të njëjtave burime, vrasja dyshohet se lidhet me prishjen e pazareve të drogës. Megjithatë ekspertët nuk përjashtojnë edhe pistat e tjera.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15:30. Dedja ndodhej në ambientet e lokalit kur autori i dyshuar, i identifikuar si Julian Gjoshi, iu afrua dhe e qëlloi për vdekje. Më pas, autori u largua nga vendngjarja me një makinë (Benz të zi, ML) drejt Shijakut, ku raportohet se jeton.
Julian Gjoshi rezulton si person me precedentë penalë për armëmbajtje pa leje.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!