Kriza e rritjes së çmimeve ka edhe arsimin. Lush Susaj, prej 22 vitesh punon si pedagog në UBT, botimet e shumë shkencore nuk i kanë siguruar atij një pagë të mirë.
Për këtë arsye profesori sot iu bashku protestës së pedagogëve përballë Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
“Unë jam profesor doktor, jam autor i 32 librave. jam bashkëautor i dy teksteve universitare me Universitetin e Prishtinës, tekste që janë njësuar. Kam marrë pjesë në 97 konferenca. Unë nuk arrij dot të shkoj në konferenca ndërkombëtarë të përfaqësoj Shqipërinë pasi me 800 euro unë duhet të paguaj biletën e avionit udhëtimin pasi këto nuk na kompenson kurrkush, mua 800 euro nuk më dalin për familjen time dhe makinën”.
Sipas kreut të sindikatës së punonjësve të universiteti, Sandër Kovaci prej 18 vitesh pagat pedagogëve nuk kanë ndryshuar. Për këtë arsye në datën 29 gusht sindikata i ka dorëzuar kryeministri Edi Rama, dhe ministres së arsimit peticionin me 9 kërkesa ekonomike.
“Po protestojmë sepse stafet akademike është nëpërkëmbur nga an ekonomike që në vitin 2004 ka rritje pagash serioze. kërkojmë ti afrohemi universitetit të Kosovës, ata marrin plus 50% më shumë se sa ne”, thotë Sandër Kovaçi.
Në pikën tre të peticionit kërkohet rivendosja e shtesave mbi pagën për “ Dëmshmëri shëndeti në punë.”
“Unë jam laborant në katedrën e kimisë analitikë, e para është heqja e dëmshmërisë, unë punoj në një vend ku ka 1 ton kimikate që janë të dëmshme për shëndetin tim. Nuk e kuptoj pse u hoq”.
Por që të kemi mjekë dhe inxhinierë të aftë në të ardhmen, studentëve nuk u mjaftojnë vetëm dija që marin në auditorë, pedagogët kërkojnë ngritjen e laboratorëve shkencorë.
“Infrastrukturë do të thotë mbështetje me bazë laboratorike dhe kërkimeve shkencorë. Unë jam pedagog në UBT në Fakultetin Mbrojtjen e Pyjeve,dhe ne pa pyllin jemi të shkëputur nga puna jonë. Ka vite që nuk paguhen shërbimet dhe dietat për praktikën. Studentët duhet të dalin në pyll që të jenë nëse inxhinierë të mirë”.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Pedagoget#TopChannelNews
Ещё видео!