Për më shumë lexoni në:
Kryetari i PD, Lulzim Basha i bëri thirrje biznesit të vogël që të ngrihet dhe të protestojë. "Mos kini frikë- tha Basha, -sepse vetëm duke u ngritur dhe protestuar mund ti rikthehet shpresa ketij vendit."
Basha: Kemi qenë, jemi dhe do të jemi në krahun tuaj. Nuk na frikëson dot Edi Rama me hetuesi politike, le të vijnë të më arrestojnë mua të parin. Nuk na arrestojnë do të gjithëve, mos kini frikë. Ngrihuni! Nuk ka rrugë tjetër. Fjalët e kanë humbur kuptimin, vetëm veprimi do të rikthejë shpresën në këtë vend.
Kemi një grusht njërëzish që i grabit shumicës për tia dhënë pakicës. Përsa kohë që nuk i japim fund kësaj rrokullisja do të vazhdojë. Ndaj sa i përket biznesit të vogël, thirrja ime është kjo: Ngrihuni, refuzojini, ulni qepenat, bojkotojeni rritjen e TVSH me të gjitha format dhe mënyrat. Ju do ta detuyroni sprapsjen e kësaj mase kriminale dhe shkatërrimtare për ekonominë.
Ne do të na keni në krah, jemi në krahun tuaj sot, jemi në krahun tuaj nesër në grevën që kemi paralajmëruar në gjithë Shqipërinë nga ora 11-12, do të jemi në krahun tuaj derisa kjo betejë do të fitohet, derisa të çmontohet kjo bandë kriminale që ushtron padrejtësi ndaj njerëzve.
Në një takim me biznesin e vogël, që parashikohet të futet në skemën e TVSH Basha tha se qëllimi i kryeministrit Rama është të grabisë shumicën dhe fitimet tja japë pakicës.
Basha: Futja e biznesit të vogël në skemën e TVSH do të rrisë koston e biznesit të vogël. Do të cojë në falimentimin e mijëra bizneseve të vogla, për rrjedhojë do të rrisë papunësinë duke rritur cmimet për artikujt bazë dhe do të rrisë evazionin fiskal pra dhe shteti nuk do të përfitojë.
Këtu ka një element politik i cili bashkon këto akte kriminale, tvsh, taksa në rrugën e Kombit, shkatërrimi e teatrit kombëtar.
Ky kryeministër urren çdo gjë të pavarur, ndaj kërkon ta shkatërrojë biznesin e vogël do ta çojë xhiron e bzinesit të vogel në një grusht oligarkësh që po shesin Shqipërinë.
E njëjta gje edhe me Teatrin Kombëtar, e njëja gjë me protesuesit në Kukës, terajtimi i tyre si terroristë. Këto janë tipare të një regjimi krimina. Kjo qeveri grabit shumicës dhe i jep pakicës
Ora News -
[ Ссылка ]
Ещё видео!