Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e mbrëmjes së të enjtes në Durrës, ku dy efektivë policie mbetën të plagosur si pasojë e përplasjes nga një automjet tip Range Rover që drejtohej nga shtetasi Hysen Pici.
Dy efektivët kishin dalë për patrullim në lagjen nr 1 të qytetit bregdetar, ku identifikuan një automjet i cili po qarkullonte në sens të kundërt. Për pasojë, ata i kërkuan drejtuesit të mjetit ‘Range Rover’ të ndalonte për kontroll.
Ky i fundit nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, dhe i dha gaz makinës, duke përplasur dy punonjësit e policisë, ku njëri prej tyre mbeti i plagosur.
Më pas ai braktisi mjetin dhe nisi të vraponte për tu fshehur në rrugicat e qytetit bregdetar, por arrati e tij nuk zgjati shumë pasi u ndalua pas disa minutash nga efektivët.
Policia dyshon se në mjetin tip Range udhëtonin dy persona në momentin e ngjarjes, por ende nuk ka detaje se kush është ai.
Në momentin e arrestimit Hysen Picit iu gjet dhe një armë zjarri që e mbante u vu në prangat e policisë, ndërsa iu sekuestrua edhe një armë zjarri, e llojit pistoletë.
Nga ana tjetër, punonjësi i policisë i cili mbeti i plagosur, u dërguar menjëhrë në spitalin e Durrësit, ku iu nënshtrua një kontrolli dhe mori mjekim.
Mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën dhe ka dëmtime të lehta në trup. Ndëkrohë, grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Durrës#Policia#TopChannel
Ещё видео!